dhimbje te forta barku virusi i cuditshem po trondit australian open 6971f0339a840

Dhimbje të forta barku, virusi i çuditshëm po trondit Australian Open

January 22, 2026
1 minut lexim

Në Australian Open, kundërshtari më i rrezikshëm nuk po vjen nga ana tjetër e rrjetës. Një virus gastrointestinal misterioz ka pushtuar turneun dhe po kthehet në makthin e vërtetë të tenistëve, duke shkaktuar dhimbje barku, dobësi ekstreme dhe tërheqje të papritura nga ndeshjet. Kushtet klimatike të skajshme në Melburn, me temperatura që luhaten nga 42 në 18 gradë, po e rëndojnë edhe më shumë situatën, aq sa në disa raste janë ndjerë keq edhe mbledhësit e topave.

Pamja që përmbledh më së miri kaosin është ajo e Luciano Darderi. Sapo mbylli ndeshjen kundër Garin, ai nuk festoi fitoren, por u përshëndet me nxitim dhe u largua me vrap nga fusha. “Duhet të shkoj në tualet”, – ishte shpjegimi i shkurtër, por domethënës. Më keq e pësoi Flavio Cobolli, i cili u detyrua të tërhiqej pasi u ndje papritur shumë keq, ndërsa francezi Hugo Gaston hoqi dorë kundër Jannik Sinner pas dy seteve, për shkak të spazmave të forta. Edhe belgu Collignon nuk arriti ta përfundonte ndeshjen, i mundur nga problemet fizike.

Situata nuk është e panjohur. Vetë Jannik Sinner e kishte përjetuar diçka të ngjashme vitin e kaluar kundër Rune.

“Ka shumë tension, vapë ekstreme dhe humbasim shumë lëngje. Nëse nuk hidratohesh siç duhet, rreziku është i madh”, – ka shpjeguar italiani, duke theksuar se mungesa e energjisë dhe dehidratimi mund të jenë fatale në këto kushte. Në Melburn, alarmi është ndezur: për të mbijetuar në këtë turne, tenistët duhet fillimisht të mposhtin virusin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vonese ekstreme shoqata e infermiereve te shqiperise ngre shqetesimin stafi mjekesor pa rroga qe ne dhjetor 6971efd9afefa
Lajmi i mëparshëm

“Vonesë ekstreme”, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ngre shqetësimin: Stafi mjekësor pa rroga që në dhjetor

nis seanca ne gjykaten kushtetuese per ballukun gjkko nuk do te marrim pjese 6971f0ebc1c7e
Lajmi i radhës

Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë

Të fundit nga

Rama pret në takim ambasadorin francez

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guérot, me të cilin ka diskutuar për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të
ShkoLartë