detajet nga shkodra gazetari 15 nxenes te perfshire ne sherrin masiv 3 ne spital 693bfe76c8009

Detajet nga Shkodra, gazetari: 15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital

December 12, 2025
1 minut lexim

Një incident i rëndë ka ndodhur pranë një shkolle në Shkodër, ku ka pasur një përleshje masive mes disa nxënësve të Gjimnazit “Shejnaze Juka”, ku të paktën tre prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Të tre nxënësit janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa dyshohet janë përdorur mjete të forta dhe prerëse.

Përleshja ka nisur në ambientet e jashtme të gjimnazit, ndërsa në të janë përfshirë rreth 15 nxënës, disa prej të cilëve ishin të pajisur edhe me doreza hekuri.

“Rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër)”, njofton policia.

Sherri ka ndodhur kur nxënësit dolën jashtë ambienteve të shkollës ndërsa një efektiv policie në vendngjarje nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të masivitetit dhe shpejtësisë së sherrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njihuni me dy shenjat e horoskopit qe do te perjetojne trazira te medha profesionale ne vitin 2026 693bebd182582
Lajmi i mëparshëm

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që do të përjetojnë trazira të mëdha profesionale në vitin 2026

branca zbulon prapaskenat 693bfed8b5ec9
Lajmi i radhës

Branca zbulon prapaskenat

Të fundit nga

ShkoLartë