detaje te reja per vdekjen e vajzes se tommy lee jones dyshohet per mbidoze 695aaed26949f

Detaje të reja për vdekjen e vajzës së Tommy Lee Jones, dyshohet për mbidozë

January 4, 2026
1 minut lexim

Victoria Jones, vajza e aktorit të famshëm amerikan Tommy Lee Jones, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare në rrethana tragjike në San Francisko.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin luksoz Fairmont, ku ajo po festonte Vitin e Ri me disa persona të tjerë.

Sipas mediave amerikane Page Six dhe TMZ, një dëshmitar ka informuar shërbimet e urgjencës se Victoria dyshohet se kishte konsumuar kokainë pak para se të humbiste ndjenjat.

Kur policia dhe ndihma e shpejtë mbërritën në vendngjarje, Victoria u gjet pa ndjenja në katin e 14-të të hotelit.

Burimet kanë bërë të ditur se buzët dhe thonjtë e saj ishin me ngjyrë blu, një shenjë që shpesh lidhet me mungesën e oksigjenit dhe që ka ngritur dyshime për mbidozë.

Personat që ndodheshin me të në dhomë kishin nisur menjëherë reanimimin, ndërsa ekipet mjekësore vazhduan përpjekjet për ta shpëtuar, por pa sukses.

Ajo u shpall e vdekur në vend.

Policia e San Franciskos deklaroi se nuk janë gjetur shenja të dhunës apo prova që do të tregonin për një krim, si dhe nuk është gjetur as pajisje për konsumimin e drogës.

Megjithatë, hetimet janë ende në vazhdim dhe shkaku zyrtar i vdekjes pritet të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Jeta e Victorias Jones ishte e shënuar nga probleme të shumta personale dhe ligjore.

Ajo ishte arrestuar disa herë në vitet e fundit, përfshirë një arrestim në qershor 2025 për dhunë në familje në Napa, Kaliforni, që përfshinte edhe abuzim ndaj një personi të moshuar.

E njëjta ishte deklaruar e pafajshme dhe pritej të paraqitej sërish në gjykatë këtë muaj.

Po ashtu, në prill 2025 ishte arrestuar për pengim të një zyrtari si dhe për përdorim dhe posedim të substancave të ndaluara.

Victoria kishte pasur edhe një periudhë të shkurtër si aktore në fëmijëri, por më pas u tërhoq nga jeta publike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjidhet zevendesi i maduros kush do e marre drejtimin e venezueles 695aacc464325
Lajmi i mëparshëm

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

nga neser temperatura me te larta dhe reshje shiu 695ab39b3529f
Lajmi i radhës

Nga nesër temperatura më të larta dhe reshje shiu

Të fundit nga

Interi dhe Milani joshin Gilan

Interi dhe Milani po monitorojnë me vëmendje mundësitë e tregut, si në janar, ashtu edhe në verë. Në këtë kuadër hyn Mario Gila, mbrojtësi spanjoll i Lazios, kontrata e të cilit skadon
ShkoLartë