detaje nga vrsja me ame ne kurbin 40 vjecari u qllua prane hyrjes se pallatit policia identifikon autorin 6a50a47111bf7

Detaje nga vr*sja me a*më në Kurbin, 40-vjeçari u q*llua pranë hyrjes së pallatit. Policia identifikon autorin

July 10, 2026
1 minut lexim

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Kurbin ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilirjan Lika.

Sipas të dhënave paraprake, viktima u qëllua me armë zjarri pranë hyrjes së pallatit ku banonte, menjëherë pasi zbriti nga automjeti i tij. Pas të shtënave, autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Mësohet se autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

I plagosur rëndë, 40-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Laçit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Viktima ishte me origjinë nga Miloti dhe banonte në Laç. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ai njihej me katër mbiemra, ndërsa e kaluara e tij mbetet ende objekt verifikimi nga hetuesit.

Dyshimet e para lidhen me qëndrimin e tij jashtë vendit, ndërsa ekspertët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e motiveve të këtij atentati.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hamza per takimin me kurtin fillimisht duhet te diskutojme per prioritete 6a50a3f3b285b
Lajmi i mëparshëm

​Hamza për takimin me Kurtin: Fillimisht duhet të diskutojmë për prioritete

shba ja insiston se irani nuk e kontrollon ngushticen e hormuzit 6a50a4d10b595
Lajmi i radhës

SHBA-ja insiston se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

Të fundit nga

ShkoLartë