detaje nga ngjarja ne sarande me plage ne bark 2 te rinjte ne gjendje te rende per jeten mjeket kerkuan 687918d163891

Detaje nga ngjarja në Sarandë/ Me plagë në bark, 2 të rinjtë në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët kërkuan…

July 17, 2025
1 minut lexim

Dy të plagosurit me armë zjarri në qytetin e Sarandës ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32 vjeç kanë marrë plumba në pjesën e barkut dhe legenit.

Burime për BalkanWeb nga bluzat e bardha të Sarandës bëjnë të ditur se dy të rinjve iu dha ndihma e parë në spitalin e qytetit, por rreziku nuk ka kaluar dhe mjekët kërkuan dërgimin e tyre në Tiranë.

Ata u transportuan me urgjencë me helikopter drejt Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar. Të plagosurit do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale te ish-Spitali Ushtarak në kryeqytet.

Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj u qëlluan me armë zjarri në rrethana të paqarta pranë stadiumit të Sarandës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjatet afati per aplikim ne thirrjen publike per angazhimin e 400 zjarrfikesve 68790f70a1803
Lajmi i mëparshëm

Zgjatet afati për aplikim në thirrjen publike për angazhimin e 400 zjarrfikësve

sfida me kalju ne air albania zbulohet numri i biletave te shitura 68791948e633a
Lajmi i radhës

Sfida me Kalju në “Air Albania”, zbulohet numri i biletave të shitura

Të fundit nga

ShkoLartë