deshton pretenca per plumbin e arte seanca shtyhet per 17 shtator 6a99431329ea9

Dështon pretenca për “Plumbin e Artë”, seanca shtyhet për 17 shtator

September 3, 2026
1 minut lexim

Ka dështuar seanca e parashikuar për shpalljen e pretencës nga SPAK për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, dhe avokatit të tij. Seanca e radhës është caktuar më 17 shtator, në orën 10:00.

SPAK pritej të lexonte pretencën për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre edhe disa vrasje.

Seanca e sotme ishte gjithashtu ndër të parat ku u zbatua rregullorja e re për aksesin në sallat e gjyqit, e cila parashikon kufizime për gazetarët, përfshirë ndalimin e futjes dhe përdorimit të telefonave celularë, si dhe kërkesa të reja për akreditimin.

Gazetarët kanë refuzuar rregulloren e re, duke kundërshtuar mënyrën e vendosjes së kritereve, për të cilat pretendojnë se nuk janë konsultuar me median.

Për këtë arsye, gazetarët u futën sot në sallën e gjyqit me një dokument identifikimi, në cilësinë e publikut dhe jo përmes procedurës së akreditimit si gazetarë.

Sipas kritereve të reja, për akreditimin kërkohen një sërë të dhënash dhe dokumentesh, përfshirë adresën e banimit dhe një dokument nga redaksia që vërteton marrëdhënien e punës.

Kufizimet për përdorimin e celularëve prekën edhe avokatët që ishin të pranishëm në sallë. Disa prej tyre ngritën shqetësimin se pa telefon nuk kanë mundësi të menaxhojnë kalendarin e seancave dhe çështjeve që përfaqësojnë.

Të tjerë e pritën situatën me ironi. Një prej avokatëve shënoi me stilolaps në dorë datën e seancës së ardhshme, më 17 shtator, duke iu përshtatur rregullave të reja.

Ndërkohë, procesi për dosjen “Plumbi i Artë” vijon, me SPAK që pritet të paraqesë pretencën në seancën e radhës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktakuze ndaj shoferit qe dyshohet se nen ndikim alkooli shkaktoi aksident fatal ne rrugen mitrovice prishtine 6a9942983bd05
Lajmi i mëparshëm

Aktakuzë ndaj shoferit që dyshohet se nën ndikim alkooli shkaktoi aksident fatal në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

sulm me drone ne odesa te ukraines 17 te plagosur mes tyre 3 femije 6a99437770da9
Lajmi i radhës

Sulm me dronë në Odesa të Ukrainës, 17 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë