Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj N.S., i cili dyshohet se shkaktoi një aksident me një të vdekur dhe tre të lënduar, më 23 korrik 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
I pandehuri dyshohet se po drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Derisa po lëvizte në shiritin e kundërt, ai dyshohet se goditi një automjet që po qarkullonte në drejtimin e rregullt.
Si pasojë e aksidentit, pasagjerja M.V. ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës.
Prokuroria e ngarkon N.S. me veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Me ngritjen e aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’i shqiptojë dënim sipas ligjit.
Burimi: botasot.info


