deri ne 4 ore pritje per hyrje ne maqedoni ne vk bogorodice 6a40f3ad06c06

Deri në 4 orë pritje për hyrje në Maqedoni në VK “Bogorodicë”

June 28, 2026
1 minut lexim
KUFIJ

Nga dita e djeshme ka kolona të gjata me vetura në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për hyrje në Maqedoninë e Veriut.

Shumë qytetarë përmes rrjeteve sociale, me revoltë komentojnë se procedurat po zhvillohen ngadalë dhe se koha e pritjes deri në 4 orë.
Kolonat kilometërshe me automjete e bllokojnë edhe hapësirën ndërkufitare, ndërsa në anën e kundër, për dalje nga shteti dhe hyrje në Greqi, komunikacioni është normal dhe nuk ka pritje të gjata.

Për shkak të temperaturave të larta, nga LAMM rekomandojnë që të kontrollojnë gjendjen përmes Lidhjes Auto-moto të Maqedonisë, kurse si rekomandim theksohet se udhëtimi të bëhet gjatë natës, edhe pse koha e pritjeve është gati e njëjtë, megjithatë do të shmangen temperaturat e larta.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rroga mesatare ne maqedonine e veriut 790 euro sektori i it se kryeson me mbi 1 400 euro 6a40f26402345
Lajmi i mëparshëm

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut 790 euro, sektori i IT-së kryeson me mbi 1.400 euro

pacolli per lauren ne prevalle nuk ka nevoje per proteste zgjidhja do te gjendet me dialog 6a410a35353e0
Lajmi i radhës

Pacolli për laurën në Prevallë: Nuk ka nevojë për protestë, zgjidhja do të gjendet me dialog

Të fundit nga

ShkoLartë