derbi i manchesterit formacionet 68c6e195d38c1

Derbi i Manchesterit, formacionet

September 14, 2025
1 minut lexim

Derbi i Manchesterit është një nga ndeshjet më të zjarrta në elitën e futbollit anglez.

Pavarësisht formës që kalon njëra apo tjetra, kjo përballje gjithmonë premton spektakël.

Edhe Manchester City, por edhe Manchester United po kalojnë në një krizë rezultatet në këtë fillim sezoni.

Të besuarit e Pep Guardiolas kanë vetëm një fitore nga tri ndeshjet e para, duke humbur dy duele.

Ndërkohë, homologu i tij, Ruben Amorim me Unitedin ka një fitore, një barazim dhe një humbje.

Për ndeshjen e sotme, që nis nga ora 17:30 dyshja në fjalë kanë vendosur edhe për 11-shet startuese.

Guardiola ia ka besuar portën transferimit të ri, Gianluigi Donnarummas, teksa Phil Foden rikthehet në formacionin startues pas një kohe të gjatë.

FORMACIONET STARTUESE

CITY: Donnarumma; O’Reilly, Dias, Khusanov, Gvardiol; Rodri, Reijdners, Silva; Doku, Foden, Haaland.

UNITED: Bayindir; Yoro, De Ligt, Mazraoui; Dorgu, Fernandes, Ugarte, Shaë; Diallo, Mbeumo; Sesko.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama diella eshte pergjegjesi e imja dhe nje hap drejt modernizimit strukturor 68c6e1349f6bd
Lajmi i mëparshëm

Rama: Diella është përgjegjësi e imja dhe një hap drejt modernizimit strukturor

ahmeti per protesten ne hage deshmuam edhe nje here se liria jone nuk gjykohet 68c6e1a102cc7
Lajmi i radhës

Ahmeti për protestën në Hagë: Dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Të fundit nga

ShkoLartë