deputeti ukrainas njohjen e kosoves e shqyrton presidenti i ardhshem jo zelensky 68d8214093312

Deputeti ukrainas: Njohjen e Kosovës e shqyrton presidenti i ardhshëm, jo Zelensky

September 27, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Kuvendit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se çështjen e njohjes së Kosovës do ta shqyrtojë një president i ardhshëm, dhe jo Volodymyr Zelensky.

Këto komente, ai i bëri në një intervistë të zhvilluar për emisionin “Info Magazine”.

“Nëse do të ishte në dorën time do ta bëja shumë kohë më parë, por ky nuk është vendim që mund ta marrë unë por presidenti i Ukrainës. Nuk e di se kur kjo mund të ndodh por besoj se presidenti i ardhshëm i Ukrainës do ta ketë në dorë çështjen e njohjes së Kosovës”, u shpreh deputeti ukrainas.

Goncharenko thotë se e ka ngritur këtë çështje në Kuvendin ukrainas, mirëpo nuk ka kaluar. Megjithatë, ai është i mendimit se “herët a vonë” një gjë e tillë do të ndodhë.

“Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur tani që po flasim. E kam dërguar këtë çështje edhe në Parlamentin e Ukrainës dhe fatkeqësisht nuk ka kaluar, por besoj se herët a vonë Ukraina do ta njohë shtetin e Kosovës, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe e dimë se çfarë përkrahje kemi pasur nga Kosova gjatë pushtimit rus në vendin tonë, kjo është situata për momentin”, deklaroi Goncharenko.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

halil sylejmani mbi 40 shtete konfirmojne pjesemarrjen ne maratonen nderkombetare prishtina 2025 68d821393434a
Lajmi i mëparshëm

Halil Sylejmani: Mbi 40 shtete konfirmojnë pjesëmarrjen në Maratonën ndërkombëtare “Prishtina 2025”

nga grabitja e trajnerit tek plagosja e policit e shkuara e erret e fatjon prendit qe u kap ne greqi me 1 ton droge 68d821e2c1a45
Lajmi i radhës

Nga grabitja e trajnerit tek plagosja e policit, e shkuara e errët e Fatjon Prendit që u kap në Greqi me 1 ton drogë

Të fundit nga

ShkoLartë