deputeti britanik nigel farage pranon ftesen e rames per te vizituar shqiperine do te diskutojme kthimin e te burgosurve 68631fc814993

Deputeti britanik Nigel Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë kthimin e të burgosurve

July 1, 2025
1 minut lexim

Politikani kontrovers britanik, Nigel Farage, ka pranuar ftesën e Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi i Kryeministrit të Shqipërisë.

E pranoj ftesën e Kryeministrin@EdiRamaal për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Do të diskutojmë kthimin e të burgosurve shqiptarë.

Kreu i partisë “Reform UK”, megjithatë, nuk kursen asnjë përgjigje ndaj Ramës, i cili thotë se nga njëra anë bën një marrëveshje me kryeministren italiane Giorgia Meloni për të çuar refugjatët në kampet e Gjadrit, por nga ana tjetër, sipas tij, refuzon të marrë shqiptarët e burgosur në Britaninë e Madhe.

Më herët, në një intervistë, Nigel Farage tha se e kishte fituar bastin me Edi Ramën, por theksoi gjithashtu se nuk i pëlqenin qëndrimet kritike të kryeministrit shqiptar ndaj Brexit-it, referendumit që nxori Anglinë nga BE-ja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takohen ne shkup edi rama dhe ali ahmeti 68631667522a9
Lajmi i mëparshëm

Takohen në Shkup Edi Rama dhe Ali Ahmeti

plazhet me te qeta dhe magjepsese ne shqiperi sipas medias italiane 68632040d4ecf
Lajmi i radhës

Plazhet më të qeta dhe magjepsëse në Shqipëri sipas medias italiane

Të fundit nga

ShkoLartë