deputetet edhe sot ne pushim neser kthehen ne pune 68ab608787517

Deputetët edhe sot në pushim, nesër kthehen në punë!

August 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 gusht – Deputetët prej nesër do të fillojnë zyrtarisht punën pas pushimit vjetor. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka caktuar një takim joformal me gazetarët, në të cilin do të informojë për aktivitetet aktuale në dhomën ligjdhënëse, pas koordinimit të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare. Deri të premten, në ueb-faqen e Kuvendit, përveç brifingut me gazetarët, nuk ishin planifikuar aktivitete të tjera për javën e ardhshme.

Pushimi i deputetëve u ndërpre më 16 gusht, kur u thirr një seancë e jashtëzakonshme për Propozim-ligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, pas një procedure të shkurtuar që nuk kaloi për shkak të mungesës së shumicës së Badinterit. Më parë, më 13 gusht, seancë mbajti edhe Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, i cili formoi një komision për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Zakonisht, pushimi i deputetëve fillon pas Festës Kombëtare Ilinden.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më 9 gusht shpalli datën e zgjedhjeve lokale për 19 tetor. Kuvendi pritet të mbajë seanca plenare dhe të komisioneve deri në fillim të fushatës për zgjedhjet lokale më 29 shtator.

Në brifingun e fundit me gazetarë, kryetari i Kuvendit kujtoi se dhoma ligjdhënëse është në mbledhje të përhershme dhe se, nëse është e nevojshme, deputetët do të thirren në seanca.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi nga struga me vlen po vjen ndryshimi per komunat shqiptare 68ab5b7f4a6ad
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi nga Struga: Me VLEN po vjen ndryshimi për komunat shqiptare

u perplas nga automjeti qe drejtohej nga nje 17 vjecar pa patente babai i 3 femijeve perfundon ne intubim te trauma 68ab69f70aecd
Lajmi i radhës

U përplas nga automjeti që drejtohej nga një 17-vjeçar pa patentë, babai i 3 fëmijëve përfundon në intubim te Trauma

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë