deontay wilder rikthehet me fitore te fuqishme shenon nokaut teknik ne raundin e shtate ndaj tyrell herndon 685f9c40dad2f

Deontay Wilder rikthehet me fitore të fuqishme, shënon nokaut teknik në raundin e shtatë ndaj Tyrell Herndon

June 28, 2025
1 minut lexim

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Deontay Wilder, bëri një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në formë dhe shpengimit sportiv duke siguruar një fitore me nokaut teknik në raundin e shtatë ndaj Tyrell Herndon. Ndeshja u zhvillua të premten në arenën Charles Koch në Wichita, Kansas.

The Bronze Bomber, i cili mbush 40 vjeç në tetor, e dominoi ndeshjen nga fillimi, duke rrëzuar Herndon dy herë – në raundin e dytë dhe të gjashtë – përpara se gjyqtari Ray Corona të ndërpriste sfidën në raundit të shtatë. Herndon, tashmë në vështirësi të dukshme, nuk ishte më në gjendje të vazhdonte.

Lufta ishte ngjarja kryesore e një mbrëmjeje me pagesë për shikim, të organizuar nga Global Combat Collective dhe BLK Prime. Ndryshe nga përballjet e mëparshme, Wilder u tregua aktiv që në fillim, duke përdorur distancën dhe goditje të gjata për të mbajtur kontrollin e ndeshjes.

Gjatë përgatitjeve për këtë duel, i njohur si Legacy Reloaded, Wilder zbuloi për The Ring se kishte punuar me një psikolog për të përmirësuar gjendjen e tij mendore.

Ai shtoi se planifikon të zhvillojë më shumë seanca stërvitore këtë vit, në kuadër të synimeve për t’u përballur me Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua.

Pas humbjes së titullit WBC ndaj Tyson Fury në vitin 2020, karriera e Wilder kaloi një fazë të vështirë, me vetëm një fitore (ndaj Robert Helenius) dhe katër humbje – dy prej tyre nga Fury, si dhe humbjet ndaj Joseph Parker dhe Zhilei Zhang.

Kundërshtari i tij i fundit, Tyrell Herndon, u tregua i papërgatitur për nivelin e Wilderit. Ai hyri në këtë duel pas humbjeve me nokaut nga Richard Torrez Jr. dhe Efe Ajagba në gjithsej tre raunde, dhe nuk ishte në gjendje të përballonte fuqinë e ish-kampionit.

Fitorja përforcon synimin e Wilder për t’u rikthyer në elitën e peshave të rënda dhe për të kërkuar një tjetër shans për titullin botëror.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vetem 9 e bonusit te bebeve u perdor ne janar prill nga renia e lindjeve dhe ndryshimet ligjore 685f9bc940694
Lajmi i mëparshëm

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve dhe ndryshimet ligjore

collaku kosova ka vullnet per mbrojtje por i mungon armatimi i avancuar duhen sisteme raketore moderne 685f9c4468614
Lajmi i radhës

Çollaku: Kosova ka vullnet për mbrojtje, por i mungon armatimi i avancuar, duhen sisteme raketore moderne

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë