denoncimi i lefter maliqit nipi i sadri abazit 1 milion euro tender per rikonstruksionin e nje shkolle ku klasat jane bosh 6926ca554c1a9

Denoncimi i Lefter Maliqit: Nipi i Sadri Abazit, 1 milion euro tender për rikonstruksionin e një shkolle ku klasat janë bosh

November 26, 2025
1 minut lexim

Ish deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka depozituar në SPAK një kallëzim për një tender me vlerë 1 milion euro, për rikonstruksionin e një shkolle, ku klasat pothuajse janë bosh.

Në një prononcim për mediat, ai tha se këtë tender e ka marrë nipi i Sadri Abazit.

“Kallëzimi i sotëm ka të bëjë me 1 mln euro tender rikonstruksion të një shkolle në Havaleas të Kuçovës, ku nuk janë as një e dhjeta e nxënësve, klasat janë bosh. Ky referim ka të bëjë me indicie të qartë publike për manipulim të procedurës së prokurimeve publike, skualifikim fiktiv të operatorëve, krijim të një gare formale  dhe jo reale, përcaktim të fituesit dhe devijim të fondeve publike.

Këtë tender e ka marrë nipi i Sadri Abazit, lidhje të qarta politike që ndodhin në Shqipëri. U bënë 2 vite e gjysmë që vijojnë kalvarin me drejtësinë shqiptare”, tha Maliqi.

Maliqi u shpreh me tej se “Meta dhe Berisha kishin vite që kishin lënë detyrën dhe u morën në arrest, kurse Balluku e pandehur, kryeministri nuk e shkarkon dhe detyron SPAK të marrë një vendim për pezullim nga detyra”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne qeveri debat publik rreth planit per diasporen mucunski do te prezantoje fushat kryesore 6926c85065077
Lajmi i mëparshëm

Në qeveri debat publik rreth planit për diasporën, Mucunski do të prezantojë fushat kryesore 

demtohet me mjete te forta nje pjese e kanalit te iber lepencit 6926cac191f9e
Lajmi i radhës

Dëmtohet me mjete të forta një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë