denoncimet e rrejshme per bomba protestojne nxenesit e gjimnazit te tetoves 694005f5b3c54

Denoncimet e rrejshme për bomba, protestojnë nxënësit e gjimnazit të Tetovës

December 15, 2025
1 minut lexim

Nxënësit e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë sot protestuan për denoncimet e rrejshme për bomba që po bëhen vazhdimisht për këtë shkollë.

Nxënësit, thonë se po dëmtohen pasi për 8 here me radhë janë detyruar që ta ndërpresin mësimin, shkaku i ktëyre denoncimeve, ndërsa kërkojnë nga organet e rendit që të marrin masa.

“Kjo më nuk është bojkot mësimi por revoltë e jashtëzakonshme e nxënësve prindërve arsimtarëve dhe imja personalisht. Kjo më është e padurueshme dhe e pa tolerueshme. Nuk ka asnjë përgjigje nga MPB, SPB Tetovë nuk është se jep ndonjë përgjegjësi apo llogari, megjithatë njerëzit e anti terrorit që duhet të vijnë për kontroll nuk vijnë. Vazhdimisht presim dhe na lënë përgjegjësinë neve pasi kryejnë kontrollin, dhe përgjigjja e vetme që na kthejnë është e keni ju përgjegjësinë të vendosni a do i leni nxënësit brenda apo jo”, deklaroi Jeton Kamberi. Drejtor i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” Tetovë.

“Me mos-mbarëvajtjen e mësimit, dëmi më i madh bie mbi faktorin nxënës, gjë që nuk është e pranueshme nga ana jonë. Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe serioze për mbarëvajtjen afatgjate të mësimit, dhe jo për përsëritjen e këtyre dukurive”, u shpreh një nxënss.

“Sot kemi ardhur për të protestuar para policisë për alarmed me bomba, se na kanë lodhur më çdo ditë hyn e dil në shkollë, nuk mund të mbajmë mësim”, tha një tjetër nxënës. /Alsat

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

2 shenja te zodiakut do te jene mosbesuese dhe dyshuese ndaj te gjitheve sot 693ffc71f126a
Lajmi i mëparshëm

2 shenja të zodiakut do të jenë mosbesuese dhe dyshuese ndaj të gjithëve sot

shkarkimi i kryeprokurorit kocevski ne seancen e neserme kuvendore 69400d2f99774
Lajmi i radhës

Shkarkimi i kryeprokurorit Kocevski, në seancën e nesërme kuvendore

Të fundit nga

ShkoLartë