demokratet evropiane kritikojne von der leyen per heshtjen ndaj serbise 68c3eb53cb31a

Demokratët Evropianë kritikojnë Von der Leyen për heshtjen ndaj Serbisë

September 12, 2025
1 minut lexim

Demokratët Evropianë kanë reaguar pas fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e akuzuar atë për heshtje ndaj gjendjes alarmante në Serbi.

Në një postim në platformën X, ata shkruajnë se heshtja e saj nuk duket si kujdes diplomatik, por më shumë si siklet, pasi familja e saj politike, Partia Popullore Evropiane (EPP), ende e ka pjesë të saj partinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, SNS.

“Është kjo bashkëpërgjegjësi, indiferencë apo frikë nga pakëndshmëria? Cilado qoftë arsyeja, Komisioni Evropian nuk mund të kthejë shpinën kur demokracia është në rrezik”, thuhet në reagim.

Demokratët Evropianë shtojnë se Evropa duhet të flasë me guxim, duke theksuar se demokracia nuk mund të anashkalohet për rehati partiake.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

funksioni i ri i google ju ndihmon ne menaxhimin e blerjeve online 68c3eb0e4ce36
Lajmi i mëparshëm

Funksioni i ri i Google ju ndihmon në menaxhimin e blerjeve online

danimarka nis blerjen me te madhe te armeve ndonjehere 68c3f142a3c04
Lajmi i radhës

Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë