demo mos u fshihni kot me maska qindra ore filmime do evidentohen gjithe dhunuesit e protestave 6adc841b92e8d

Demo: Mos u fshihni kot me maska! Qindra orë filmime, do evidentohen gjithë dhunuesit e protestave

October 24, 2026
1 minut lexim

Ministri i brendshëm Ervin Demo deklaroi në krah të kryeministrit se janë duke përdorur teknologjinë AI për të identifikuar të gjithë personat që kanë ushtruar dhunë ndaj institucioneve publike dhe private. Ministri deklaroi se janë qindra orë filmime marrë nga rrjetet sociale dhe televizioneve.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Ervin Demo kanë dalë tani paradite para fillimit të protestës kanë dalë para qytetarëve për të dhënë mesazhin e tyre. Edi Rama tregoi për telefonatën me një pedagog të Mjekësisë që ka pasur ditën e djeshme, duke e ftuar për dialog dhe duke e dëgjuar.

Ndërkohë, pak minuta më pas, në orën 12:00 do të nisë nën zyrën e tij tubimi i lajmëruar nga Partia Demokratike. Ndërkohë, në orën 14:00, është paralajmëruar edhe një revoltë kombëtare nga studentët.

Pjesë nga deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:

Identifikimit të personave të dhunshëm që kanë marë pjesë në protestën e fundit. Po përdoren të gjitha burimet, rrjetet sociale, janë përfshirë gjithë imazhet e institucioneve publike e private që janë dhunuar. Ne kemi dita ditës raste që janë identifikuar edhe pse ata kanë pasur maska.

Policia e shtetit është e qartë për personat që kanë ushtruar dhunë. Këtu shohim disa prej tyre të maskuar. Kamerat e televizioneve kanë dëshmuar dhunën.

Ajo që kemi realizuar përmes teknologjisë në qindra orë filmimi dhe kemi identifikuar personat e dhunshme që kanë kryer aktet e dhunshme. Prandaj dua të garantoj gjithë qytetarët që policia e shtetit do të punojë per të cuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë dëmtuar pronën publike e private.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

citaku lugines dilni votoni masivisht sa me shume shqiptare ne parlament aq me shume perfaqesim e mbrojtje 6adc83c24cbfb
Lajmi i mëparshëm

Çitaku, Luginës: Dilni votoni masivisht, sa më shumë shqiptarë në Parlament aq më shumë përfaqësim e mbrojtje

bllokimi i trafikut ne arktik frenon ambiciet e rusise per nje rruge detare drejt kines 6adc8459bad14
Lajmi i radhës

Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës

Të fundit nga

ShkoLartë