citaku lugines dilni votoni masivisht sa me shume shqiptare ne parlament aq me shume perfaqesim e mbrojtje 6adc83c24cbfb

Çitaku, Luginës: Dilni votoni masivisht, sa më shumë shqiptarë në Parlament aq më shumë përfaqësim e mbrojtje

October 24, 2026
1 minut lexim

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK’së, Vlora Çitaku, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që në zgjedhjet e nesërme të dalin e të votojnë për Koalicionin Shqiptar.

Çitaku tha se sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, aq më shumë përfaqësim e mbrojtje.

“Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17! Nesër, më 25 tetor, Koalicioni Shqiptar, me numrin 17, garon për përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë. U bëj thirrje shqiptarëve, posaçërisht atyre në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të votojnë masivisht dhe me vendosmëri Koalicionin Shqiptar me numrin 17. Sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlament, aq më shumë përfaqësim, mbrojtje, të drejta e fuqi për shqiptarët. Aq më shumë mundësi për t’u përballur me politikat diskriminuese dhe përndjekëse ndaj tyre”, ka shkruar ajo.

Çitaku thirri që shqiptarët atje të mobilizohen edhe për të ftuar të tjerët që të dalin për të votuar.

“Prandaj, nesër, secili shqiptar e secila shqiptare jo vetëm të votojë, por edhe të bëhet pjesë e mobilizimit, që çdo votues shqiptar të dalë në zgjedhje. Ky është një moment përcaktues për shqiptarët atje. Le të jetë një ditë e madhe për të gjithë! Suksese!”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protestat ne tirane rama mbyll kufirin me maqedonine e veriut 6adc836181068
Lajmi i mëparshëm

Protestat në Tiranë, Rama “mbyll kufirin” me Maqedoninë e Veriut

demo mos u fshihni kot me maska qindra ore filmime do evidentohen gjithe dhunuesit e protestave 6adc841b92e8d
Lajmi i radhës

Demo: Mos u fshihni kot me maska! Qindra orë filmime, do evidentohen gjithë dhunuesit e protestave

Të fundit nga

ShkoLartë