delegacioni i france football takohet me realin ne madrid 68c02df376aac

Delegacioni i ‘France Football’ takohet me Realin në Madrid

September 9, 2025
1 minut lexim

Ceremonia e fundit e “Topit të Artë” ka krisur marrëdhëniet mes Realit të Madridit dhe “France Football”.

Klubi spanjoll ishte përgatitur që të festonte triumfin e Vinicius Jr., por fituesi u shpall Rodrigo Hernandez.

Reali i Madridit ka lënë të kuptohet se ka humbur besimin në këtë ceremoni pasi mendon se ajo që ndodhi vjet “nuk reflektoi realitetin dhe se lojtari më i mirë në planet nuk u vlerësua për kontributin e dhënë në fushë”.

Për të biseduar për ceremoninë e radhës, e cila do të mbahet më 22 shtator, “France Football” ka dërguar në Madrid një delegacion, i cili është takuar disa herë me përfaqësuesit e Real-it.

“France Football” i trembet një tjetër bojkoti nga ana e klubit madrilen, i cili vitin e kaluar kur mësoi se Vinicius Jr. nuk do të fitonte çmimin vendosi që të braktiste ceremoninë duke “tërhequr” Carlo Ancelotti-n, Carvajal, Bellingham, Valverde dhe brazilianin.

Sipas medieve spanjolle këto takime deri tani nuk kanë qenë të suksesshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

armando pali mbeti i vrare ne shkoder flet miku i te ndjerit takimi me shenjestren ka qene rastesor 68c02d9575418
Lajmi i mëparshëm

Armando Pali mbeti i vrarë në Shkodër, flet miku i të ndjerit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

opozita dhe beogradi ne linje te perbashket po e pengojne kosoven 68c02e00d34a4
Lajmi i radhës

“Opozita dhe Beogradi në linjë të përbashkët, po e pengojnë Kosovën”

Të fundit nga

ShkoLartë