deklarim i pasakte i produkteve farmaceutike per shmangie te tvsh se 696a0f53639e6

Deklarim i pasaktë i produkteve farmaceutike për shmangie të TVSH-së

January 16, 2026
1 minut lexim

Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është paraqitur për kontroll një dërgesë mallrash. Gjatë verifikimit dokumentar dhe ekzaminimit fizik të dërgesës, janë konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike të mallit, i cili ishte deklaruar si lëndë e parë për prodhim.

Dogana e Kosovës, njoton se se gjatë ekzaminimit të detajuar, përfshirë kontrollin e origjinës, sasisë, formës së paraqitjes dhe karakteristikave të tjera, është konstatuar se mallrat nuk përbëjnë lëndë të parë, por janë produkte farmaceutike të gatshme, të paketuara për shitje me pakicë.

Sipas Doganës, me këtë veprim, është tentuar shmangia e pagesës së TVSH-së, si dhe nuk është paraqitur dokumentacioni shtesë përkatës, përfshirë certifikatën për import të produkteve farmaceutike të gatshme.

“Vlera totale e mallrave arrin rreth 49,000 euro. Ky rast përbën kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për shkak të deklarimit të pasaktë të të dhënave doganore me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve fiskale. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e funksionit rregullator dhe fiskal të shtetit, në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në parandalimin e keqpërdorimeve gjatë importit të produkteve farmaceutike”, njofton Dogana.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

baki wahsh shqiptari i biznesit te arit 696a0d13151c9
Lajmi i mëparshëm

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit

si nuk perton te martohesh komentet per dasmen reagon blero 696a105206da8
Lajmi i radhës

“Si nuk përton të martohesh”/ Komentet për dasmën, reagon Blero

Të fundit nga

ShkoLartë