Influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur YesJulz ka shkaktuar një “tërmet” të vogël në botën e NFL menjëherë pas fitores së Seattle Seahawks në Super Bowl LX.
Në një postim në rrjetin social X, ajo iu drejtua lojtarëve të NFL-së me një paralajmërim të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka:
“Nëse më dërgoni mesazh privat dhe unë shoh foto tuajat dhe shoh që jeni të martuar, do t’ua dërgoj mesazhet grave tuaja.”
Mesazhi i saj u përhap me shpejtësi në rrjet, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe, sipas komenteve online, jo pak panik mes disa lojtarëve të ligës, të cilët duket se e morën seriozisht deklaratën e influencueses.
Megjithatë, YesJulz nuk u ndal me kaq. Vetëm disa orë më vonë, ajo shtoi dozën e humorit me një tjetër postim, duke ironizuar situatën: tashmë, sipas saj, çdo mesazh direkt që merr fillon me sqarimin: “Nuk jam e martuar dhe nuk kam të dashur.”
Deklaratat e saj kanë ndezur debat në rrjetet sociale, mes atyre që e konsiderojnë një qëndrim të fortë kundër tradhtisë dhe atyre që e shohin si një lëvizje të zgjuar për vëmendje mediatike.
Burimi: botasot.info


