dekani i fakultetit te mjeksise ne ut i reagon fna se procedura nuk ka mbaruar profesoresha i ploteson te gjitha kushtet 69f3d3ee2bb53

Dekani i Fakultetit të Mjeksisë në UT i reagon FNA-së: Procedura nuk ka mbaruar, Profesoresha i plotëson të gjitha kushtet!

May 1, 2026
min lexim
IMG 2611 696x401 1
Screenshot

Forumi për Ndryshime në Arsim ka denoncuar sot se Arbëresha Bexheti-Ferati është avancuar si profesoreshë e rregullt në Universitetin e Tetovës në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Nga ana tjetër, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Nevzat Elezi, i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se procedura ende nuk ka përfunduar.

“Procedura ende nuk ka mbaruar. Para se të mbahej mbledhja për emërimin, zgjedhjen dhe rizgjedhjen e kandidatit – që ishte paraparë të fillonte në ora 11 – inspektorati ka ardhur në ora 10 duke na sugjeruar që të ndërpritet procedura”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, emailet anonime nuk kanë bazë ligjore për t’u marrë parasysh as nga Universiteti dhe as nga Inspektorati, ndërsa edhe vetë inspektorët kanë pranuar se nuk u përgjigjen emaileve anonime.

Dekani theksoi se deri në momentin e ardhjes së inspektorëve nuk ka pasur asgjë kundërligjore në procedurën për zgjedhje dhe rizgjedhje të kandidates Arbëresha Ferati, e cila, sipas tij, është e punësuar me vendim të rregullt pune.

Ai sqaroi edhe datat e publikimit të konkursit, duke thënë se shpallja është bërë në të njëjtën ditë në gazetat publike (të shtunën), ndërsa të hënën është publikuar edhe në ueb-faqen e Universitetit të Tetovës.

Sipas Elezit, lëndët që ligjëron kandidatja janë në të njëjtën fushë, çka do të thotë se nuk ka ndryshime në profilin akademik.

Në lidhje me vërejtjet se Arbëresha Ferati nuk e ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve, Elezi sqaroi se studimet në Fakultetin e Mjekësisë janë të integruara.

“Më vjen keq, por studimet në Fakultetin e Mjekësisë janë të integruara dhe kërkojnë 300 kredi. Nuk ka nevojë për master, pasi kandidatët regjistrohen drejtpërdrejt në doktoraturë. Shumica e profesorëve në këtë fakultet nuk e kanë ciklin e dytë, por kanë kaluar direkt në doktoraturë”, tha ai.

Elezi shtoi se gjatë procedurës nuk ka pasur asnjë vërejtje nga kundërkandidatët, ndërsa në Universitet ka arritur vetëm një letër anonime.

Ai theksoi se komisioni recensues ka pasur në dispozicion të gjitha dëshmitë për kandidaten dhe ka vendosur në bazë të dokumentacionit përkatës.

Dekani pranoi se në buletinin e Universitetit ka pasur një gabim teknik, por nënvizoi se procedura ende nuk ka përfunduar, pasi Këshilli mësimor-shkencor i propozon Senatit, i cili merr vendimin përfundimtar për zgjedhje dhe rizgjedhje.

Në fund, Elezi deklaroi se, edhe pse procedura nuk ishte përmbyllur dhe procesverbali nuk ishte finalizuar, ka ardhur një vendim për përsëritjen e konkursit.

Sipas tij, Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Mjekësisë, funksionon në përputhje me ligjin dhe të gjitha procedurat janë të dokumentuara në buletin./TetovaSot

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

saliu bdi ndryshon qendrimet sipas interesit jo parimit 69f3d2a0e1719
Lajmi i mëparshëm

Saliu: BDI ndryshon qëndrimet sipas interesit, jo parimit

kongresiste amerikane me rezolute per anetaresimin e kosoves ne nato 69f3e6cbaf96d
Lajmi i radhës

Kongresistë amerikanë me rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë