Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili kërkoi që deputetët opozitarë t’i adresojnë pyetjet e tyre institucioneve të drejtësisë në Kuvend sot drejtpërdrejt.
Ndërkohë që mazhoranca ka kërkuar që pyetjet e deputetëve drejtuar Dumanit dhe Çelës të depozitohen përpara seancës plenare.
Me ironi Balla tha “fjala e deputetit parafolës ishte sikur t’i kërkojë djallit të interpretojë biblën. Tani që e dëgjuam se ç’thotë djalli për biblën”.
Taulant Balla: Fjala e deputetit parafolës ishte sikur t’i kërkojë djallit të interpretojë biblën. Tani që e dëgjuam se ç’thotë djalli për biblën tani shkojmë te shinat dhe e kam për deputetë e rinj të PD-së. Kur keni ardhur në datën 12 shtator këtu keni gjetur në tryezë 3 libra, kushtetuta, rregullorja dhe tradita parlamentare.
Rregullorja e kuvendit e ka përcaktuar qartazi se si bëhet procesi i raportimit. Në 2023 dhe në 2024 është bërë gabim, por rregullorja është miratuar përpara. Ka një rregull në të gjitha parlamentet. Pyetjet depozitohen përpara seancës. Edhe kryeministrit pyetje depozitohen para seancës. Ndoshta ai njeriu atij nuk do që të flisni ju. Është strategjia e atij që të flasi vetëm ai. Ne jemi të gatshëm në zbatim të këtyre 3 librave, të fillojmë menjëherë diskutimin. Po mirë o se je dhe gënjeshtar, tani the Prokurori i Përgjithshëm raporton këtu prej unë kam 20 vite deputet. Ama koha kur raportonte Ina Rama dhe ti ikje dhe pse kishe shumicë, e mban mend Jozefina. Kur vinte Ina Rama këtu largoheshit nga salla.
Burimi: botasot.info


