dega e pdsh se ne vrapcisht mbajti kuvendin zgjedhor per kongresin

Dega e PDSH-së në Vrapçisht mbajti Kuvendin Zgjedhor për Kongresin IX

May 16, 2026
1 minut lexim
401752ea 19f5 4104 998b 2ae7d061418b

Në degën e Vrapçisht u zhvillua Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve organizative për Kongresin IX të Partia Demokratike Shqiptare.

Gjatë punimeve të kuvendit u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Vrapçishtit në Kongresin IX të partisë, ndërsa u miratua edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të PDSH-së.

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit të strukturave partiake në prag të Kongresit IX.

Sipas organizatorëve, kuvendi u zhvillua në atmosferë demokratike dhe me pjesëmarrje aktive të anëtarësisë së degës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bekim fazliu studentet kane te drejte pike 6a077e4d4085d
Lajmi i mëparshëm

Bekim Fazliu: Studentët kanë të drejtë. Pikë!

Të fundit nga

ShkoLartë