dega e pdk se ne kijeve te malisheves i drejtohet me kerkese publike hamzes per rikthimin e limajt 69f3ae8f637f0

Dega e PDK-së në Kijevë të Malishevës i drejtohet me kërkesë publike Hamzës për rikthimin e Limajt

April 30, 2026
1 minut lexim

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kijevë të Malishevës i është drejtuar publikisht kryetarit të partisë, Bedri Hamza, me një kërkesë për rikthimin e Fatmir Limajt në radhët e PDK-së.

Në një qëndrim të bërë publik, struktura dhe mbështetësit e PDK-së në këtë degë theksojnë se kjo kërkesë bazohet në disa arsye politike dhe historike, duke vënë në pah kontributin e Limajt në luftën çlirimtare dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

Sipas tyre, rikthimi i figurave me përvojë do të kontribuonte në fuqizimin e partisë dhe në rritjen e besimit qytetar, veçanërisht në një periudhë kur, siç theksohet në deklaratë, nevojitet më shumë unitet brenda spektrit politik që buron nga vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i plotë:

KËRKESË PUBLIKE NGA PDK KIJEVË

I nderuari kryetar Bedri Hamza,

Ne, si strukturë dhe mbështetës të Partia Demokratike e Kosovës në Kijevë, ndjejmë obligim që publikisht të shprehim qëndrimin tonë:

Kërkojmë që Fatmir Limaj të pranohet dhe të rikthehet në radhët e PDK-së.

Kjo kërkesë bazohet në disa arsye të rëndësishme:

Kontributi i tij i padiskutueshëm në luftën dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si pjesë e historisë së përbashkët politike me figura si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Nevoja për bashkim dhe fuqizim të spektrit politik që buron nga vlerat e UÇK-së, në një kohë kur uniteti është më i domosdoshëm se kurrë.

Besimi se tejkalimi i dallimeve të së kaluarës dhe hapja ndaj bashkëpunimit krijon një PDK më të fortë, më gjithëpërfshirëse dhe më të gatshme për sfidat e ardhshme.

Rikthimi i figurave me përvojë dhe mbështetje qytetare kontribuon në rritjen e besimit dhe mobilizimin e elektoratit.

Ne besojmë fuqishëm se PDK është ndërtuar mbi sakrificë, unitet dhe vizion të përbashkët. Bashkimi i të gjithë atyre që kanë kontribuar për këtë parti e forcon edhe më shumë rrugën drejt fitoreve të reja.

Prandaj, kërkojmë që vendimet politike të reflektojnë frymën e bashkimit, respektit dhe fuqizimit të partisë në tërësi.

Me respekt,

PDK Kijevë

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nafta arrin rekord te ri kriza shba iran rrezikon rritje cmimesh globale 69f3ada5f22fc
Lajmi i mëparshëm

Nafta arrin rekord të ri, kriza SHBA-Iran rrezikon rritje çmimesh globale

6 am dhe rina balaj sjellin kengen e re ma baby ma friend 69f3b0a5b7598
Lajmi i radhës

6 Am dhe Rina Balaj sjellin këngën e re “Ma baby ma friend”

Të fundit nga

ShkoLartë