Debuton zyrtarisht versionin 2.2 i HDMI, deri në 96Gbps bandwidth

January 7, 2025
1 minut lexim

Ndërsa popullariteti i ekraneve 4K e madje 8K është rritur në mënyrë të konsiderueshme, sot në CES 2025, HDMI Forum prezantoi zyrtarisht versionin 2.2 të HDMI.

Ndërsa forma e lidhësit dhe aftësitë e tij të përgjithshme mbeten të pandryshuara, përditësimi i madh për HDMI 2.2 është se tani mbështet bandwidth deri në 96Gbps.

Si rezultat do të jetë shumë më e lehtë dërgimi i përmbajtjeve me frekuencë dhe rezolucione të larta në ekrane të suportuara për tu siguruar se përmbajtjet duken sa më mirë të jetë e mundur.

Së bashku me bandwidth e shtuar, HDMI Forum gjithashtu lançoi kabllot e reja Ultra96 HDMI të cilët janë pjesë e procesit të certifikimit të organizatës për të ndihmuar konsumatorët të identifikojnë më mirë çfarë kablli HDMI po blejnë.

Forumit thotë se testim do të kërkohet për gjatësinë e secilit model dhe të kërkohet që të shfaqin një etiketë certifikimi në vetë kabllin. Risi e HDMI 2.2 është edhe gjenerata e re e Fixed Rate Link, teknologjisë së sinjalizimit e cila tani është dizajnuar për të mbështetur përmbajtje të pakompresuara në rezolucionet 4K60 ose më lart.

Gjithashtu është përfshirë edhe një Protokoll i ri i Tregut të Vonesës (LIP) që duhet të përmirësojë sinkronizimin audio dhe data veçanërisht gjatë përdorimit të disa pajisjeve.

Specifikimi i plotë i HDMI 2.x do të publikohet në gjysmën e parë të 2025 dhe të mbërrijë rreth kësaj periudhe tek tregjet. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dua Lipa dhe pasuria e saj me shifra marramendëse, ja si e arriti 100 milionëshin

Story i radhës

Mickoski: Krishlindja të na japë forcë të re për të punuar së bashku

Të fundit nga

Merr fund lidhja e çiftit hollivudian

Austin Butler dhe Kaia Gerber nuk janë më bashkë. Ata thuhet se janë ndarë pas më shumë se tre vjet bashkë, konfirmon People. TMZ raportoi fillimisht për ndarjen e çiftit, duke vënë
ShkoLartë