debati per takimin veliaj gogu karamuco nuk dihet cfare eshte diskutuar faik basha vizitat e zyrtareve jane normale 6ae8ee3f58c4d

Debati për takimin Veliaj-Gogu/ Karamuço: Nuk dihet çfarë është diskutuar! Faik Basha: Vizitat e zyrtarëve janë normale

November 2, 2026
1 minut lexim

Përfshirja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në debatin për takimin e zhvilluar me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në ambientet e burgut, u diskutua në emisionin “Real Story” në ABC News.

Eksperti Ervin Karamuço u ndal te rrethanat e këtij takimi dhe debatit të krijuar pas reagimit të Veliajt, duke theksuar se ende nuk ka një version të qartë mbi atë që është diskutuar mes palëve.

“Që nga fakti se kush e denoncoi është sekret dhe deri te fakti që është bërë ky debat, sepse është fjala e Erion Veliajt kundër ministrit të Drejtësisë. Është bërë në zyrën e drejtorit të burgut, nuk di ta them ka ndodhur apo jo. Njëri thotë e ka thënë, tjetri thotë nuk e ka thënë”, u shpreh Karamuço.

Nga ana e tij, eksperti i sigurisë Faik Basha deklaroi se nuk mund të thuhet me siguri se çfarë është diskutuar gjatë takimit, duke theksuar se vizitat e zyrtarëve në ambientet e paraburgimit nuk janë një praktikë e panjohur.

Ai shtoi se komunikimet në këto ambiente nuk regjistrohen, përveç rasteve të parashikuara për komunikimin me prokurorinë.

“Askush nuk e di të vërtetën se çfarë është folur. Prej vitesh janë bërë shumë takime me zyrtarë që janë në ambiente të paraburgimit. Nuk është takimi i parë ky që është bërë. Nuk është e çuditshme që një ministër dhe një deputet të bëjnë një vizitë. Mendoj që me këtë donte të thoshte diçka”, deklaroi Basha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emocionohet naimi vellai i afrim zhitise humbja e tij sishte dhimbje vec per familjen por per kosoven 6ae8ede4a1a21
Lajmi i mëparshëm

Emocionohet Naimi, vëllai i Afrim Zhitisë: Humbja e tij s’ishte dhimbje veç për familjen, por për Kosovën

merz europa nuk varet vetem nga shba dhe kina kemi 450 milione konsumatore dhe potencial te madh ekonomik 6ae8ee42dc93b
Lajmi i radhës

Merz: Europa nuk varet vetëm nga SHBA dhe Kina, kemi 450 milionë konsumatorë dhe potencial të madh ekonomik

Të fundit nga

ShkoLartë