dea mishel slmohet gjate protestes nga mbeshtetesi i ps 6a2c645d900a4

Dea Mishel s*lmohet gjatë protestës nga mbështetësi i PS

June 12, 2026
1 minut lexim

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë është regjistruar një tjetër incident, ku protagoniste ka qenë Dea Mishel.

Pamjet e publikuara tregojnë se ajo është sulmuar verbalisht nga një person, i cili mbante një qen në dorë dhe mbështeste Partinë Socialiste.

Sapo ky person është pikasur nga pjesëmarrësit e tjerë në tubim, protestuesit i janë kundërvënë menjëherë për t’u përballur me të, veprim që e ka detyruar atë të largohet me vrap nga vendngjarja.

Ngjarjen e ka konfirmuar vetë Dea Mishel përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka sqaruar rrethanat e incidentit duke shkruar: “Kjo video është e vërtetë! Mu sul me fjalë, i pa provokuar. Ishte e frikshme sepse kishte dhe një qen të madh me vete që si dihet si mund të jetë trajnuar. Disa çuna e ndoqën nga aty! Kërkoj ndihmën tuaj dhe të policisë të shtetit për të gjetur kush ishte ky person, që të mos lejohet më aty për të provokuar njerëzit. Duhet të shmangen incidentet e tilla. Ju çunat që më mbrojtët, ndihem sikur ju kam vëllezër, se keni vënë veten në rrezik për mua. Jam shumë e shqetësuar. Nuk dua të shoh asnjë incident dhune. Protesta do vazhdojë!”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

elon musk behet trilioneri i pare ne bote 6a2c6390a9f1d
Lajmi i mëparshëm

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

ata nga kosova dhe tetova hedhin gure ne bulevard dhe fshehin doren protesta ne kryeqytet rama te rinjte pastruan zhulin e molotovareve 6a2c684f90656
Lajmi i radhës

“Ata nga Kosova dhe Tetova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”/ Protesta në kryeqytet, Rama: Të rinjtë pastruan zhulin e molotovarëve

Të fundit nga

ShkoLartë