de bruyne i nenshtrohet operacionit 690a3a33c2406

De Bruyne i nënshtrohet operacionit

November 4, 2025
1 minut lexim

Mesfushori belg Kevin De Bruyne, aktualisht pjesë e Napolit, ka reaguar për herë të parë pas dëmtimit që pësoi dhjetë ditë më parë, menjëherë pas golit që shënoi me penallti kundër Interit.

Ylli i Napolit ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një përditësim në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

“Përshëndetje të gjithëve.

Siç tashmë e dini, do të më duhet të qëndroj larg fushave për një periudhë të gjatë. Lajmi i mirë është se operacioni përfundoi me sukses dhe gjithçka shkoi perfekt.

Tani ka nisur faza e rikuperimit tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen,” shkroi De Bruyne në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të afërta me klubin, De Bruyne, i cili iu bashkua Napolit gjatë verës nga Manchester City, pritet të mungojë për rreth tre deri në katër muaj. Mësohet se mesfushori ka pësuar një këputje të gradës së lartë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë.

Mjekët janë optimistë për rikthimin e tij në pranverë, në kohë për të qenë gati për Kupën e Botës, ndërsa Napoli shpreson ta ketë plotësisht në dispozicion për fazën vendimtare të sezonit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish deputeti i partise socialiste lirohet nga burgu per 5 vite ska te drejte te ushtroje asnje funksion publik 690a39d53516a
Lajmi i mëparshëm

Ish-deputeti i Partisë Socialiste lirohet nga burgu, për 5 vite s’ka të drejtë të ushtrojë asnjë funksion publik

orav zgjerimi i be se eshte imperativ strategjik investim ne stabilitet 690a3a41f370f
Lajmi i radhës

Orav: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, investim në stabilitet

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë