dauti tabela ne piken kufitare te qafe thanes pas shume vitesh tani edhe ne shqip 68ecff3195d51

Dauti: Tabela në pikën kufitare të “Qafë Thanës” pas shumë vitesh tani edhe në shqip!

October 13, 2025
1 minut lexim

Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetin e tij social, që tashmë tabela në pikën kufitare të Qafë Thanës do të frymojë edhe në shqip.
“Prej shumë vitesh, pika kufitare e Qafë Thanës si një portë e rëndësishme që lidh shqiptarët me shqiptarët mbante mbi vete një padrejtësi të heshtur mungesën e gjuhës shqipe në tabelën zyrtare. Në tokën tonë, në vendin ku kalojnë çdo ditë qytetarë shqiptarë, mungesa e gjuhës shqipe ishte jo vetëm neglizhencë administrative, por edhe një shenjë e qartë e shpërfilljes institucionale ndaj identitetit tonë. Kjo padrejtësi sot është korrigjuar! Po, falë përkushtimit tonë për gjuhën tonë, vendin tonë, qytetarët tanë. Tabela në gjuhën shqipe është vendosur me dinjitet e krenari, si dëshmi e qartë se për ne, shqipja nuk është zbukurim e dekor, e as instrument fushate por themel i barazisë dhe respektit!“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.

Ai tutje ka shtuar që oponentët që nuk e bënë këtë punë do të mundohen ta minimizojnë por e kot sipas tij pasi qytetarët dinë ta bëjnë dallimin. Në këtë drejtim, Dauti thotë se ka ardhur epoka e dinjitetit dhe barazisë.

„Katër vite me radhë, ata që kishin mundësinë dhe detyrimin ligjor ta bënin këtë, heshtën. Kalonin aty çdo ditë, por nuk e shihnin padrejtësinë që ndodhej para syve të tyre. Sot, kur kjo padrejtësi nuk ekziston më, nuk dyshojmë se do të përpiqen ta minimizojnë këtë hap, duke harruar se çdo simbol në gjuhën tonë është fitore për dinjitetin e çdo qytetari. Ne nuk po bëjmë propagandë po përmbushim amanetin e barazisë dhe respektit për gjuhën tonë amtare“, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aliu drejtor i ri i klinikes se neurologjise emerohet dr jovan bozhinovski specialist neurolog dhe asistent ne fakultetin e mjekesise ne shkup 68ecfe96efca2
Lajmi i mëparshëm

Aliu: Drejtor i ri i Klinikës së Neurologjisë emërohet Dr. Jovan Bozhinovski, specialist neurolog dhe asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup

1729 mamografi ne nje jave ne njesite stacionare ne shqiperi 68ed009571c82
Lajmi i radhës

​1729 mamografi në një javë në njësitë stacionare në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë