dauti ate qe bdi se beri per 4 vite ne e beme per nje vit qeverisje gjuha shqipe kudo ne tabela 68e1ae53217bb

Dauti: Atë që BDI s’e bëri për 4 vite, ne e bëmë për një vit qeverisje, gjuha shqipe kudo në tabela!

October 5, 2025
min lexim

Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, në profilin e tij ka sjellë në kujtesë vendosjen e tabelës edhe në gjuhën shqipe në pikën kufitare Bellanocë – Stançiq. Sipas Dautit atë që nuk e ka bërë BDI për katër vite VLEN vetëm për një vit qeverisje e vendosi gjuhën shqipe aty ku ka munguar.

„Prej 31 janarit 2020, kur u hap pika kufitare Bellanoc – Stançiq, një turp i madh qëndronte në mes të dy vendbanimeve me popullatë 100% shqiptare, tabela vetëm në gjuhën shqipe nuk ishte, veprim që krijonte ndjenjën se këta shqiptarë të këtyre dy zonave janë të padëshiruar. Katër vite rresht BDI nuk pati takat të vendosë dy fjalë shqip, këtë nuk e shkruaj për të hedh baltë por oponentët tanë që veçmë janë lodhur, por e them për të sjellë dritë mbi të vërtetën! Zyrtarët e BDI-së symbyllur në vetura me xhama të zinj si kapadai lëviznin dhe nuk e panë dhe nuk deshën ta shohin këtë tabelë për asnjëherë të vetme. Shpërfillën gjuhën tonë, talleshin me të, merreshin me “çështje madhore”, e tani janë zgjuar dhe po interesohen e po rrahin gjoks për gjuhën shqipe. Për ata është vonë, e për ne tani është koha. E ne këtë kohë po e përdorim për të mbuluar edhe gabimet e së kaluarës.
“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.

Ai tutje ka shtuar që populli ka vendosur që VLEN të jetë në qeveri dhe kjo ka ndikuar që gjuha shqipe të merr jehonë dhe dinjitet, dhe sipas tij kanë akoma shumë punë për të bërë por vlerëson se epoka e dinjitetit tani ka filluar.

„Populli vendosi të vijmë ne, e me ne erdhi edhe gjuha shqipe. E sollëm aty ku nuk guxuan ta vendosin të tjerët dhe këto janë fakte që s’mund t’i mohojë askush. Gjuha shqipe është në tabelë dimër e verë nuk mund ta ndryshojë, ndalojë e pengojë më askush, po punojmë pa ndalë që gjuha shqipe të jetë gjithkund ku duhet të jetë. Kemi akoma shumë punë.
Por, një gjë është e sigurt që epoka e mohimit dhe shpërfilljes ka mbaruar, epoka e dinjitetit ka nisur!“, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xhuli nis trajtimet per tu bere nene 68e19d1438b74
Lajmi i mëparshëm

Xhuli nis trajtimet për t’u bërë nënë!

atentati me tritol ne sarande viktima me precedent penal babai i klaus jacajt i perfshire ne nje plagosje ne korrik 68e1b0ccb7374
Lajmi i radhës

Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima me precedent penal, babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje në korrik

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë