DAUT BEQIRI 3

Daut Beqiri: Haraçina do të kthehet në simbol të zhvillimit dhe dinjitetit (VIDEO)

September 11, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, në një deklaratë publike tha se ka ardhur koha që kjo komunë të hapë një kapitull të ri të zhvillimit dhe dinjitetit. Ai falënderoi udhëheqësinë aktuale për përpjekjet e bëra, por theksoi se Haraçina meriton shumë më tepër.

“Meriton ujë të pastër në çdo shtëpi, rrugë të asfaltuara në çdo mëhallë, shkolla moderne dhe hapësira të denja për fëmijët tanë. Haraçina nuk duhet të mbetet më sinonim i harresës, por të bëhet shembull i zhvillimit,” ka thënë Beqiri.

Beqiri gjithashtu ka paralajmëruar projekte konkrete siç është furnizim me ujë të pijshëm për çdo shtëpi, kanalizim modern, stadium dhe park të gjelbër për rininë dhe familjet, investime në shkolla, asfaltim të rrugëve në Mojancë, Grushinë e Orllancë si dhe mbulimin e plotë të kanalit famëkeq që për vite ka qenë plagë e hapur për Haraçinën.

“Unë nuk ofroj iluzione, por punë të ndershme dhe rezultate konkrete. Koha e fjalëve të bukura ka mbaruar, tani është koha e veprave. Me besimin dhe mbështetjen tuaj, Haraçina do të kthehet në shembull të krenarisë dhe zhvillimit,” është shprehur më tej kandidati i VLEN-it për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi nga tearca ballkanin e hapur dhe vucicin nuk e sollem ne ate e gjetem tek ali ahmeti 68c28fad71f61
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi nga Tearca: Ballkanin e hapur dhe Vuçiçin nuk e sollëm ne- atë e gjetëm tek Ali Ahmeti!

ASH GOSTIVAR
Lajmi i radhës

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Të fundit nga

ShkoLartë