dasma e njeriut te katert me te pasur ne bote sa eshte pasuria e jeff bezos 685d8ee40b077

Dasma e njeriut të katërt më të pasur në botë, sa është pasuria e Jeff Bezos?

June 26, 2025
1 minut lexim

Këtë javë, qyteti magjik i Venecias është kthyer në epiqendrën e vëmendjes globale, pasi Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez po martohen në një ceremoni që tashmë po cilësohet si “dasma e shekullit” – edhe pa u zbuluar ende të gjitha detajet.

Ky event luksoz, që po zhvillohet në një prej qyteteve më romantike të botës, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për vendndodhjen e tij mahnitëse dhe listën e të ftuarve plot yje, por edhe për shifrat marramendëse që po shpenzohen.

Përveçse është në qendër të vëmendjes për dasmën e tij luksoze me Lauren Sanchez Jeff Bezos mbetet një figurë dominuese edhe në listat e pasurisë globale.

Themeluesi i gjigantit teknologjik Amazon dhe i kompanisë hapësinore Blue Origin, është një nga njerëzit më të pasur në planet.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga revista Forbes, pasuria e tij kap shifrën e 226.7 miliardë dollarëve, duke e renditur si njeriun e katërt më të pasur në botë.

Në krye të listës qëndron rivali i tij më i madh në sektorin teknologjik, Elon Musk, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë rreth 412.1 miliardë dollarë.

Dasma e Jeff dhe Lauren është përgatitur me një nivel të paprecedentë luksi e organizimi, ndërsa të ftuarit do të qëndrojnë në hotelin super-ekskluziv Aman Venice, me dhoma që variojnë nga 2,000 deri në 10,000 dollarë për natë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

interesim i madh i per te kopjuar ekspertet kerkojne qe testi i arritshmerise te mos mbahet 685d8db88c6a2
Lajmi i mëparshëm

Interesim i madh i për të kopjuar, ekspertët kërkojnë që testi i arritshmërisë të mos mbahet

vlen tetova mikpritese e turneut ballkanik te volejbollit nje model organizimi dhe vizioni per sportin 685d931de1947
Lajmi i radhës

VLEN: Tetova mikpritëse e turneut ballkanik të Volejbollit, një model organizimi dhe vizioni për sportin

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë