Interesim i madh i për të kopjuar, ekspertët kërkojnë që testi i arritshmërisë të mos mbahet

June 26, 2025
1 minut lexim

Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, të premten pritet t’i nënshtrohen testit të arritshmerisë. Përmes këtij testi do të vlerësohen njohuritë e tyre të fituara gjatë viteve të shkollës fillore.

E përgatitjet në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë veçse kanë përfunduar dhe gjithçka është bërë gati.

“Jemi munduar jemi bërë gati, këtë periudhën e fundit përmes organizimit të mësimit plotësues e përmes mësimit shtesë, poashtu kemi pasur edhe një testë të brendshëm që i kemi evidentuar ngecjet potenciale  të fëmijëve. Mësimdhënësi kanë punuar orë shtesë që nga terori e deri në fund të vitit shkollor me nxënës të caktuar”, është deklaruar drejtori i shkollës Emin Duraku, Visar Osmani.

Por sfiduese sipas drejtorit është tentimet për të kopjuar në këtë test.

“Interesimi për më kopju është shumë i madh, kjo është shqetësuese. Ne 40 minuta para se më fillu testi i njofztojme që nuk duhet të të keni telefona pasi në momentin që e zënë me telefon duhesh me lajmëru dhe prap nxënësit vijnë me telefona mundohen me na sfidu”, ka thënë tutje Osmani.

E fajtor për këtë, sipas ekspertit të Arsimit, Rinor Qehaja, është mungesa e një administrimit profesional.

“Nga e kaluar çka në është dëshmuar është se ka dështim të administrimit kjo na është bartë në rezultate të fryra dhe duke u kthyer në një padrejtësi në shkollat që nxënësit dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin”, është deklaruar Qehaja.

Prandaj si të rrugës, Qehaja e sheh mos mbajtjet e këtij vlerësimi.

“Neve nuk vlerësojmë që testi i arritshmërisë duhet të mbahet  ose së paku e nuk vlerësojmë që duhet të këtë atë peshë në vlerësim. Mund të  organizohet që të shërbeje si orientuese, udhëzuese për semimaturantët  për profile të caktuara , a janë për gjimnaze apo për shkolla profesionale”, ka përfunduar Qehaja.

Rezultatet e testit te arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta, pritet të shpallen deri më 5 korrik.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Ndërtimi i hekurudhës Tabanoc-Gjevgjeli, Dimitrieska Koçoska: Janë dërguar kërkesa për oferta në 24 institucione për financimin e këtij projekti

Të fundit nga

ShkoLartë