darko pancev mbron futbollistet shqiptare sepse e di nje gje 68fe78d3ebcf3

Darko Pançev mbron futbollistët shqiptarë, sepse e di një gjë!

October 26, 2025
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut pa shqiptarë në formacionin e parë nuk do të kishte rezultate të lakmueshme në vitet e fundit.

Futbollistët shqiptarë janë forca e Maqedonisë së Veriut.

Kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Lirim Qamili, Visar Musliu, Reshat Ramadani, Isnik Alimi, Agon Elezi etj. janë alfa e omega e Maqedonisë, sidomos Bardhi, Alimi, Alioski, Musliu e Qamili.

Ndaj, ish futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Darko Pançev, dikur me Vardarin ka qenë rival i madh i Prishtinës së gjeneratës së artë në vitet e 80-ta dhe bashkëlojtar me Kujtim Shalën në Fortuna të Dusseldorfit, i del në mbrojtje futbollistëve shqiptarë.

Deklarata e tij është largpamëse dhe treguesi më i mirë për ata maqedonas që mendojnë ndryshe.

Në podkastin sportiv “Pressing” të mediumit maqedonas ‘Ekipa”, Darko Pançev, tha se moskëndimi i himnit nga disa futbollistë veçanërisht ata shqiptarë, nuk duhet të shqetësohen.

Sepse Pançevi e di se Maqedonia pa futbollistët shqiptarë nuk të ishte me këto me rezultate në kualifikueset për Kampionatin Botëror, e cila është sot në vend të dytë në Grupin J me 13 pikë.

Kështu ka deklaruar Pançev: “Absolutisht nuk duhet të shqetësohemi se kush e këndon himnin dhe kush jo.

Ky nuk është një faktor i rëndësishëm në sport. Unë vetë kam qëndruar dhjetëra herë para himnit ish-jugosllav dhe rrallë e kam kënduar.

Po tani çfarë? Dikush do të duhej të më gjykonte për këtë? Kjo është marrëzi!

E rëndësishme është kush jep gjithçka në fushë për atë fanellë dhe kush e do ekipin përfaqësues.

Kjo ka vlerë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

permbytjet ne vaun e dejes boci pasoje e paaftesise keqadministrimit e korrupsionit te pushtetit lokal dhe atij qendror 68fe7875670e3
Lajmi i mëparshëm

Përmbytjet në Vaun e Dejës/ Boçi: Pasojë e paaftësisë, keqadministrimit e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror!

tharja e liqenit te fierzes zabulon qytetin e vjeter te kukesit 68fe78e119c96
Lajmi i radhës

Tharja e Liqenit të Fierzës, zabulon qytetin e vjetër të Kukësit

Të fundit nga

ShkoLartë