dardan berisha ka dy fjale per basketbollistet e rinj 6945c5f363236

Dardan Berisha ka dy fjalë për basketbollistët e rinj

December 19, 2025
1 minut lexim

Basketbollisti i mirënjohur Dardan Berisha, është shpallur basketbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2025 në ceremoninë tradicionale të laureatëve të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Pas marrjes së çmimit, Berisha mbajti një deklaratë emocionale, ku foli për vitin e vështirë që ka lënë pas, falënderimet për familjen dhe klubin e Pejës, si dhe shprehu shpresën që brezat e rinj të basketbollistëve të punojnë fort për të marrë së shpejti vendin e tij dhe të gjeneratës aktuale.

Berisha: Shpresoj që basketbollistët e rinj të marrin vendin tonë

“Ky çmim është për mua shumë me rëndësi pas një viti që e kam pasur të vështirë, por e falënderoj familjen time që ka qenë afër meje gjithmonë, e falënderoj klubin e Pejës, i cili në momentet jo më të mirat për mua ka qenë afër meje dhe ma ka dhënë mundësinë të tregoj çfarë kam treguar për 20 vjetët e fundit. Shpresoj që shumë shpejt ndonjë prej fëmijëve që ishin në video të jetë këtu afër dhe të marrë vendin tim dhe të gjithë të tjerëve kështu që duhet punuar shumë më shumë”, tha Berisha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lita opozita po sinkronizohet por pa mbeshtetje nderkombetare presioni nuk mjafton 6945c595227c9
Lajmi i mëparshëm

Lita: Opozita po sinkronizohet, por pa mbështetje ndërkombëtare presioni nuk mjafton

shkencetaret zbulojne vrimen e zeze qe leviz me shpejtesi neper hapesiren ndergalaktike 6945c6ce05bb0
Lajmi i radhës

Shkencëtarët zbulojnë vrimën e zezë që lëviz me shpejtësi nëpër hapësirën ndërgalaktike

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 20 dhjetor

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, homazhe te lapidari i luftëtarit gjeneral Lulzim Morina në 25-vjetorin e vdekjes tragjike. (Hallaq, Lipjan, ora 12:00) Shemsi Krasniqi, profesor i sociologjisë pranë UP-së, do të prezantojë
ShkoLartë