dap drejt fundit afati per dorezimin e llogaritjeve per te ardhurat e realizuara nga puna jashte vendit ne vitin 2025 6990c03b71ce6

DAP: Drejt fundit afati për dorëzimin e llogaritjeve për të ardhurat e realizuara nga puna jashtë vendit në vitin 2025

February 14, 2026
1 minut lexim

Drejtoria e të Ardhurave Publike i rikujton tatimpaguesit, rezidentë të vendit, të cilët gjatë vitit 2025 kanë realizuar të ardhura nga puna jashtë shtetit, se po afrohet afati përfundimtar për dorëzimin e llogaritjes elektronike dhe paraqitjen e dëshmive përkatëse për të ardhurat e realizuara.

Siç njofton institucioni, të gjitha personat fizikë që në vitin 2025 kanë marrë pagë ose lloj tjetër të ardhure nga jashtë janë të obliguar që deri më 31 mars 2026 të dorëzojnë llogaritjen përmes sistemit e-Shërbime Tatimore:https://e-ujp.ujp.gov.mk/ureg/login.seam

Detyrimi ekziston pavarësisht nëse tatimi në shtetin e huaj është paguar apo jo. Së bashku me llogaritjen duhet patjetër të dorëzohen edhe dëshmi – vërtetim nga paguesi, ekstrakt bankar, kontratë për shërbime të kryera, lista pagash ose dokumentacion tjetër përkatës që tregon shumën, llojin dhe periudhën e të ardhurave të realizuara, si dhe tatimin eventualisht të paguar jashtë vendit.

Drejtoria thekson se udhëzime të detajuara për paraqitjen, përllogaritjen e tatimit dhe zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë janë të disponueshme në faqen zyrtare dhe përmes këtyre lidhjeve:

– e-Shërbime Tatimore: https://e-ujp.ujp.gov.mk/ureg/login.seam

– Udhëzim për plotësimin e llogaritjes elektronike: https://www.youtube.com/watch?v=gcAcns_QFoE

Në kuadër të bashkëpunimit të rregullt ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacioneve tatimore, Drejtoria informon se janë paraqitur 203 kërkesa pranë organeve tatimore të huaja për verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar nga qytetarë që në vitin 2020 kanë punuar përmes kompanive amerikane në Afganistan dhe Irak. Këto aktivitete, thuhet në njoftim, janë pjesë e mekanizmave për sigurimin e saktësisë dhe transparencës në sistemin tatimor.

Institucioni apelon që të gjitha detyrimet të kryhen me kohë, me qëllim përcaktimin e saktë të detyrimit tatimor dhe shmangien e procedurave shtesë dhe sanksioneve..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rubio ne mynihshba europe te destinuara te jene bashkete rindertojme rendin global 6990ba4646dfa
Lajmi i mëparshëm

Rubio në Mynih:SHBA-Europë të destinuara të jenë bashkë,të rindërtojmë rendin global

egla zemerohet pas batutave te luizit dhe julit jeni me te frikshem se grate e lagjes 6990c27c25bc6
Lajmi i radhës

Egla zemërohet pas batutave të Luizit dhe Julit: Jeni më të frikshëm se gratë e lagjes…

Të fundit nga

ShkoLartë