dalin pamjet protestuesit ne shqiperi ndjekin te riun me pitbull pas perplasjes verbale 6a2c6334f1ffc

Dalin pamjet, protestuesit në Shqipëri ndjekin të riun me pitbull pas përplasjes verbale

June 12, 2026
1 minut lexim

Këto janë pamjet kur protestuesit i vihen pas një të riu i cili dyshohet se i provokoi ata në momentet kur po kalonte në zonën e protestës me një qen pitbull. Ata e kanë ndjekur atë ndërsa ai u largua me vrap në zonën e ish-Bllokut sipas burimeve

Kujtojmë se incidenti ndodhi gjatë protestës së ditës së sotme, ku djali me një qen pitbull, teksa po kalonte në zonën e protestës, ka ofenduar një influencere. Më pas, disa protestues i janë vënë në ndjekje me pretendimin se ai i ka provokuar.

Besohet se ai i është drejtuar edhe influenceres duke i thënë: “E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?” dhe ajo i është përgjigjur: “Po.” Sipas burimeve të tjera, djali i është drejtuar edhe turmës duke ofenduar dhe më pas u ka thënë: “Rroftë Rama, i hani atë …”.

Situata ka agravuar dhe ai është larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

I riu është larguar me vrap drejt një zone të bllokuar, ndërsa protestuesit janë rikthyer sërish në protestë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

the simpsons serish ne qender te vemendjes a e parashikuan finalen e boterorit 2026 6a2c62b35cbe3
Lajmi i mëparshëm

The Simpsons sërish në qendër të vëmendjes – a e parashikuan finalen e Botërorit 2026?

elon musk behet trilioneri i pare ne bote 6a2c6390a9f1d
Lajmi i radhës

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Të fundit nga

ShkoLartë