daku behet lojtari me i paguar i kombetares miliona euro siguron ne rusi 6863749f67f86

Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

July 1, 2025
1 minut lexim

Mirlind Daku ka rinovuar kontratën me Rubin Kazanin, duke arritur një marrëveshje të re që do ta mbajë në klubin rus deri në vitin 2029.

Sipas mediave ruse, sulmuesi 27-vjeçar i kombëtares shqiptare do të përfitojë 3 milionë euro në sezon me kontratën e re, shumë kjo që përfaqëson një rritje të ndjeshme në krahasim me kontratën e mëparshme, ku përfitonte 700 mijë euro në vit.

Rinovimi i Dakut vjen mes spekulimeve për një transferim të mundshëm te Zeniti.

Sipas raportimeve, Zeniti kishte arritur marrëveshje me Rubin Kazanin për transferimin e tij, por negociatat kishin ngecur me vetë lojtarin.

Daku kishte refuzuar ofertën e klubit nga Shën Petersburgu, e cila i ofronte një pagë prej 2.2 milionë eurosh në sezon.

Sulmuesi shqiptar kishte kërkuar 3.5 milionë euro në vit, kërkesë që Zeniti nuk kishte pranuar ta përmbushte.

Përfundimisht, Daku ka zgjedhur të qëndrojë në Kazan, ku jo vetëm që do të luajë një rol të rëndësishëm në skuadër, por do të përfitojë edhe një kontratë shumë më të favorshme financiarisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

historia e trishte e grave dhe vajzave aristokrate tiranase qe u persekutuan nga regjimi komunist 6863742807c3f
Lajmi i mëparshëm

Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist

policia sot vendos gurthemelin e stacionit policor ne zubin potok 686374a28bb7d
Lajmi i radhës

Policia sot vendos gurthemelin e stacionit policor në Zubin Potok

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë