Dinamo do të përballet sot me Vorën në transfertë, ku skuadra e Dajës do të kërkojë të rikthehet te fitoret pasi në fazën e tretë, ende nuk e ka shijuar.
Sa i përket formacionit, Daja mund të bëjë vetëm një ndryshim në sulm ku në vendin e Berishës me shumë gjasa do të jetë Nani ndërkohë që pjesa tjetër e rreshtimit, do të jetë si në Rrogozhinë, ku edhe skema mund të jetë 3-4-3.
Në portë, do të jetë Teqja i ndihmuar në mbrojtje nga treshja Aliji, Dita dhe Teikseira. Mesfusha do të jetë me katër, ku në krahë do të jenë Neziri në të majtë e Ismaili në të djathtë teksa në qendër do të jenë Gudiabi me Qefalinë.
Në sulm, Bregu dhe Nani në krahë, do të ndihmojnë Guindon që pritet të jetë titullar edhe në këtë takim.
Këtë sezon, Dinamo ka bërë ndryshime të shumta në skema dhe vendosje, me trajnerin Daja që ka preferuar shpesh herë që të improvizojë në rreshtim por edhe në emra.
Burimi: botasot.info


