cvijanoviq bisedon per situaten ne bosnje dhe rajon me shefen e stafit te trumpit 6ab18b28bdaa2

Cvijanoviq bisedon për situatën në Bosnje dhe rajon me shefen e stafit të Trumpit

September 21, 2026
1 minut lexim

Anëtarja e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi në rrjetet sociale se në Shtëpinë e Bardhë është takuar me shefen e kabinetit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me të cilën ka biseduar për situatën në Bosnje dhe rajon.

“Ishte kënaqësi të bisedoja sot në Shtëpinë e Bardhë me Susie Wiles, shefen e stafit dhe bashkëpunëtoren më të afërt të presidentit amerikan Donald Trump, për situatën në Bosnjë e Hercegovinë dhe rajon. Po ndërtojmë miqësi të reja dhe po forcojmë ato të vjetrat. Presim me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit”, shkroi Cvijanoviq në rrjetet sociale.

Qeveria e entitetit Republika Sërpska gjatë dhjetë vjetëve të fundit ka angazhuar gjithsej 15 kompani amerikane lobimi dhe firma avokatie, përfshirë edhe përfaqësinë e saj të regjistruar për të njëjtat aktivitete.

Të gjitha kompanitë e lobimit dhe firmat e avokatisë të angazhuara nga qeveria e entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë janë të lidhura me qarqet politike republikane në Uashington.

Susie Wiles është një stratege republikane, me bazë në Florida, e cila drejtoi fushatat e Trumpit në këtë shtet në vitet 2016 dhe 2020, si dhe fushatën e suksesshme të Ron DeSantisit për guvernator të Floridës në vitin 2018.

Para kësaj, ajo drejtoi fushatën e Rick Scottit për guvernator të Floridës në vitin 2010 dhe për një kohë të shkurtër shërbeu si menaxhere e fushatës presidenciale të ish-guvernatorit të Jutas, Jon Huntsman, në vitin 2012.

Wiles gjithashtu ka punuar në kabinetet e ish-kryetarëve të Xheksonvillit, John Delaney dhe John Peyton.

Ndryshe, Cvijanoviq së bashku me ish-presidentit e entitetit të Republikës Sërpska u larguan nga lista e sanksioneve amerikane në tetor të vitit 2025, së bashku me 48 anëtarë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.

Megjithatë, Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me burg te denohen ata qe bejne vrasje ose ylli manjani kunder denimit te veliajt 6ab18ab321eb6
Lajmi i mëparshëm

“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje ose…”, Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt

momentet kur aktorja e njohur turke ndalohet ne aeroport nga autoritetet 6ab18be4a7e7f
Lajmi i radhës

Momentet kur aktorja e njohur turke ndalohet në aeroport nga autoritetet

Të fundit nga

ShkoLartë