cristiano ronaldo e kishte parashikuar para 4 vitesh asgje nuk eshte e pamundur per carrick 69778a94bcbfd

Cristiano Ronaldo e kishte parashikuar para 4 vitesh: Asgjë nuk është e pamundur për Carrick

January 26, 2026
1 minut lexim

Ardhja e Michael Carrick në pankinën e Manchester United edhe pse në mënyrë të përkohshme, i ka dhënë jetë skuadrës së Djajve të Kuq. Me të në pankinë, Manchester United fitoi derbin me Manchester City në debutimin e tij dhe më pas mposhti edhe Arsenalin, kryesuesin e kampionatit.

Dy fitore këto që rikthyen një parashikim të Cristiano Ronaldo për trajnerin e komanduar të Manchester United dhe që e bëri në dhjetor të 2021. ‘Carrick ka qenë një futbollist i shkëlqyer dhe mund të shndërrohet në një trajner të madh. Asgjë nuk është e pamundur për të. Përsonalisht jam krenar që kam luajtur me të dhe që e kam pasur edhe si trajner-kishte shkruar në një postim të tij në rrjetin social X në atë kohë Ronaldo.

Por Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi nga lavditë e vjetra të Manchester United që e ka mbështetur Carrick. Edhe Rio Ferdinand, që e ka përcaktuar si futbollistin më të nënvlerësuar, e ngriti zërin për të dhe këtë e bëri në një debat me Roy Keane.

‘Çdokush mund të fitojë dy ndeshje. Edhe sikur të renditen të katërt, nuk do të isha i bindur që ai është njeriu i duhur për atë post. Aspak. Manchester United ka nevojë për një trajner me emër-tha Keane për Sky Sports. Një deklaratë kjo që gjeti përgjigjen e Ferdinand

‘Njerëzit thonë se nuk ka rëndësi se çfatë bën Carrick, nuk duhet të ketë mundësinë të drejtojë Manchester United. Kjo është një mungesë e madhe respekti. Ku bazohesh që e thua këtë? Është një çmenduri-ishte kundërpërgjigjja e Rio Ferdinand.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

plagosi me thike vajzen e tij arrestohet 56 vjecari ne durres 69778a34c69d7
Lajmi i mëparshëm

Plagosi me thikë vajzën e tij, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

kamioni bie ne humnere ne gramsh humb jeten infermierja shoferi dhe mesuesja ne gjendje te rende 69778b45895e9
Lajmi i radhës

Kamioni bie në humnerë në Gramsh/ Humb jetën infermierja, shoferi dhe mësuesja në gjendje të rëndë

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë