conte nuk permbahet pas triumfit ndaj interit 68fdd0217d344

Conte nuk përmbahet pas triumfit ndaj Interit

October 26, 2025
min lexim

Antonio Konte shijon një tjetër mbrëmje të madhe në “Maradona”. Fitorja ndaj Interit, e kombinuar me rikthimin në krye të renditjes, mbërrin në fund të një ndeshjeje të tensionuar, ku nuk munguan as përplasjet, verbale mes tyre edhe ajo me ish-lojtarin e tij, Lautaro Martinez.

“Diçka e mbetur pezull? Në këto ndeshje mund të ndodhë. Dua të kujtoj dy vitet e mia tek Interi, sollëm një titull pas 10 vitesh, duke ia marrë Juventusit pas një cikli 9-vjeçar. Dhe e dini mirë çfarë përfaqëson për mua Juve,” – tha Konte pas ndeshjes. “Kam kujtime të bukura. Lautaro është një lojtar i madh, por ndoshta nga ana njerëzore nuk pata rastin ta njoh mirë. I uroj fat të mbarë, dhe kaq.”

Fitorja ndaj zikaltërve i jep frymëmarrje Napolit pas periudhës së vështirë me humbjet ndaj Torinos dhe PSV-së:

“Përballë kishim një skuadër të jashtëzakonshme, për mua më të fortën në Itali. Nuk arrin dy finale Champions në tre vite kot. Kanë një grup të frikshëm. Ne fituam pavarësisht dëmtimeve të shumta dhe atij të De Bryjn gjatë penalltisë. Nuk është një vit me shumë fat, ndoshta dikush na ka hedhur ndonjë ters… Por Interi erdhi këtu për të na ‘vrarë’ sportivisht. Ata vinin nga një formë e jashtëzakonshme, ne nga dy humbje. Nuk kishim ndërmend të dorëzoheshim dhe pavarësisht vështirësive, dhamë një përgjigje të madhe.”

Për penalltinë e shumë diskutuar të dhënë për faullin e Mkhitarian ndaj Di Lorencos, Konte u tregua i prerë, duke dërguar edhe një “thumb” drejt Interit dhe presidentit Marota:

“Ja ku qëndron diferenca mes Napolit dhe Interit. Ata dërgojnë Marotën të flasë, të tjerët dërgojnë drejtuesit. Për Napolin flas unë. Një skuadër e madhe duhet të analizojë pse humbi, jo të kapet pas këtyre gjërave. Unë s’do të lejoja kurrë një drejtues të fliste në vendin tim. Që pastaj të dalë një president e të bëjë komente të tilla… do të thotë të zbehësh figurën e trajnerit. Nuk është e drejtë. Unë s’kam kërkuar kurrë nga presidentët e mi të jenë ‘baballarë’ për mua, jam mbrojtur gjithmonë vetë.”

Një përgjigje e fortë dhe plot karakter nga Konte, që me këtë fitore jo vetëm i jep fund krizës së Napolit, por e rikthen veten dhe skuadrën në garën për titull me mesazhin e qartë: ky Napol nuk dorëzohet kurrë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nderhyrjet e bankes se shqiperise nga ulja e komisioneve tek instant payments 68fdcfb4af762
Lajmi i mëparshëm

Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, nga ulja e komisioneve tek instant payments

kadri kryeziu sulmon lumir abdixhikun ldk ja po shnderrohet ne parti rajonale 68fdd023abc70
Lajmi i radhës

Kadri Kryeziu sulmon Lumir Abdixhikun: LDK-ja po shndërrohet në parti rajonale

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë