Coinbase bëhet kompania e parë e kriptovalutave që i bashkohet indeksit S&P 500

May 15, 2025
1 minut lexim

Coinbase do ti bashkohet indeksit S&P 500 më 19 Maj, duke zëvendësuar Discover Financial Services raportoi CNBC. Ndryshimi vjen ndërsa Coinbase ka tërhequr vëmendjen e investitorëve institucionalë dhe individualë.

Aksionet e kompanisë u rritën me 8 përqind menjëherë pas publikimit të lajmit. Kështu Coinbase do të bëhet kompania e parë e kriptomonedhave në S&P 500 duke reflektuar prezencën çdo ditë nër ritje të kriptovalutave në financiarën e përditshme veçanërisht pasi më shumë institucione po fitojnë aprovime të fondeve të tyre të investimit në Bitcoin.

Kompania doli publikisht në 2021 dhe ka zgjeruar gradualisht rolin e saj në sistemin financiar Amerkan. Megjithatë vlera e aksioneve të saj mbetet poshtë rekordeve të vendosura në të kaluarën.

Aktualisht aksionet e Coinbase shiten për 207.22 dollarë, një diferencë e madhe krahasuar me 357 dollarë në 2021. Kompania ka një vlerë tregu prej 53 miliardë dollarësh.

Të ardhurat e saj nga viti në vit u rritën me 24 përqind në 2.03 miliardë dollarë megjithatë nuk arriti dot të kapte parashikimet e Wall Street prej 2.12 miliardë dollarë.

Një vit më parë fitimi i kompanisë ishte 1.18 miliardë dollarë ndërsa në tre mujorin e parë të 2025 ishte 65.6 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gjysmëfinalja e dytë, lista e vendeve që do të ngjiten në skenën e Bazelit

Story i radhës

Gashi: Nuk ka arritur dorëheqja e Taravarit, nuk ka as propozim për guvernator

Të fundit nga

Armend Dallku: Ky është futbolli 

Vushtrria meriton notë dhjetëshe për atmosferën që krijuan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mbi 6 mijë shikues e përcollën (shumica nga Vushtrria) finalen e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit të Podujevës,
sqmken
ShkoLartë