Teksa Lindja e Mesme është përfshirë nga tensionet, e gjithë frika që vjen pas është ndikimi që mund të sjellë te tregu i hidrokarbureve.
Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me pasojat e paparashikuara të tensioneve në Gjirin Persik, ndërsa thekson nevojën që qeveria shqiptarë duhet të marrë masa që t’i paraprihet çdo situate.
Reagimi i Konfindustrisë:
Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve. Së pari, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore.
Së dyti, duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurrencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekulimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22. Së treti, kërkojmë, që qeveria të përgatisë një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasqyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë.
Burimi: botasot.info


