cmime te reja te derivateve te naftes ne maqedoni 687e125713391

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

July 21, 2025
1 minut lexim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,42 % në raport me vendimin e datës 14.07.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,314 den/kg dhe tani do të jetë 40,158 den/kg.

Nga data 22.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 71,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 71,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,158 (denarë/kilogram).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

CESHME SHKUP
Lajmi i mëparshëm

Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

ipk deklarohet per rastin ne ferizaj rekomandon suspendimin e policit te perfshire 687e12ce1d178
Lajmi i radhës

IPK deklarohet për rastin në Ferizaj, rekomandon suspendimin e policit të përfshirë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë