cmendet moti ne suedi bllokohen rruge dhe nderpritet transporti hekurudhor ne verilindje te vendit 68bde07351db7

“Çmendet” moti në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor në verilindje të vendit

September 7, 2025
1 minut lexim

Shumë rrugë u përmbytën dhe trenat u bllokuan në verilindje të Suedisë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Trafiku “në rrugë dhe hekurudha është prekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Västernorrland”, tha një zëdhënëse e ministrisë së transportit në një deklaratë, duke u bërë thirrje shoferëve të shmangin udhëtimet në katër komuna, Kramfors, Sollefteå, Örnsköldsvik dhe Harnosand. Shërbimet e trenave midis dy komunave të fundit janë ndërprerë gjithashtu që nga mëngjesi.

Shërbimet e shpëtimit në faqen e tyre të internetit raportuan disa incidente në të cilat u thirrën për të ndërhyrë, përfshirë daljen nga shinat e një treni tregtar. Nuk është raportuar për viktima.

“Ishte sikur rrugët po shpërbëheshin dhe po shndërroheshin në gropa uji”, tha një zyrtar i shërbimit, Leif ëikström, për radion publike SR.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë”, tha banori vendas Ove Lindberg. “Niveli i liqenit është rritur me gjysmë metri që nga mbrëmë.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas hetimit nga spak rikthehet ne pune por i diskriminuar bashkia patosit e izolon dhe e ul ne detyre 68bde003ebf1a
Lajmi i mëparshëm

Pas hetimit nga SPAK rikthehet në punë, por i diskriminuar/ Bashkia Patosit e izolon dhe e ul në detyrë

hena e pergjakur shndrit ne te gjithe boten publikohen fotot mahnitese nga shtete te ndryshme 68bde225aca90
Lajmi i radhës

Hëna e Përgjakur shndrit në të gjithë botën, publikohen fotot mahnitëse nga shtete të ndryshme

Të fundit nga

ShkoLartë