Aktori i njohur amerikan George Clooney po përgatitet të hyjë në një aventurë të re në sektorin e gastronomisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Graham Porter, partner i Clooney në këtë nismë, shkruan il messaggero It.
Restoranti i ri i aktorit të njohur amerikan pritet të hapet në maj 2027, në Cotignac të Francës jugore.
Ai do të ngrihet në një ambient që më parë funksiononte si piceri, por që pritet të transformohet në një lokal tërësisht të përqendruar te shijet italiane.
Për këtë projekt, aktori është në kërkim të një kuzhiniereje italiane, e cila njeh mirë gatimet tradicionale dhe recetat autentike të kuzhinës italiane.
Cotignac ndodhet rreth 20 kilometra larg pronës ku George Clooney jeton së bashku me bashkëshorten Amal dhe dy fëmijët e tyre, Alexander dhe Ella.
Burimi: botasot.info

