adnan azizi ia ul veshet dimitrievskit pyetet vlen i e jo znam i 6aef68e31ae87

Adnan Azizi “ia ul veshët” Dimitrievskit: Pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i

November 7, 2026
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj deklaratave të Lëvizjes ZNAM lidhur me mundësinë e mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, duke rikujtuar se të njëjtat qëndrime ishin shprehur edhe nga ana e ish ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, por dihet se si përfundoi puna e tij.

“Mos i merrni seriozisht ZNAM-in e Maksit. Ata thoshin se nuk mund të shkarkohet Fillkovi, por e dini si përfundoi kjo histori”, ka thënë Azizi.

Provimi i jurisprudencës, thekson ai, do të jepet në gjuhën shqipe i pëlqeu kjo ZNAM-it ose jo, “sepse për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i”.

“Nuk ngjallet një parti e vdekur me deklarata shoviniste. Përkundrazi, do të fundoset edhe më shumë”, ka deklaruar Azizi.

Me këtë reagim, deputeti i VLEN-it përcjell mesazhin se qëndrimi i VLEN-it për realizimin e të drejtës së studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe mbetet i pandryshuar, pavarësisht kundërshtimeve të njërit prej partnerëve të koalicionit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

clooney do te hape restorant me shije italiane ne zemer te frances 6aef4e1b1fce8
Lajmi i mëparshëm

​Clooney do të hapë restorant me shije italiane në zemër të Francës

presidentja shiroka pula priti ne takim besiana kadarene 6aef6940e730c
Lajmi i radhës

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Besiana Kadarenë

Të fundit nga

ShkoLartë