cka po ndodh hamza ne kuvend per takim me kurtin rreth ceshtjes se presidentit 69a307705dc3f

Çka po ndodh? Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presidentit

February 28, 2026
1 minut lexim

Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme të kurorëzohet gjithçka me sukses


auto kurti 8 11772291825

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para takimit me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se po shkojnë në këtë takim për të maksimalizuar përpjekjet që javën e ardhshme ‘gjithçka’ të kurorëzohet me sukses.

“Po shkojmë në takim për ta vazhduar dhe maksimalizuar përpjekjet, në mënyrë që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses”, tha kryeministri Albin Kurti para takimit me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Takimi Kurti – Hamza është paraparë të nis në orën 16:00. 

Çka po ndodh? Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presidentit


auto auto bedriun rotated17722910771772291786

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar me kryeministrin Albin Kurti mbi procesin e zgjedhjes së presidentit.

Hamza tha se do të diskutojnë “tema aktuale politike”.

Takimi është paraparë të mbahet me fillim nga ora 16:00.

Derisa, siç njoftoi anëtari i kësaj partie, Blerand Stavileci, sot gjatë mbledhjes së partisë janë diskutuar parimet dhe qëndrimet për këtë çështje, pa shqyrtuar emra konkretë.

Stavileci theksoi se fokus kryesor mbetet stabiliteti shtetëror, baraspesha institucionale dhe fryma konsistente e partisë në vendimmarrje. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

the ipaper shqiperia arratisja ideale dimerore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske 69a3075d29007
Lajmi i mëparshëm

“The iPaper”: Shqipëria, arratisja ideale dimërore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske

Të fundit nga

ShkoLartë